Sot është bërë tërheqja e shortit për ndeshjen e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 4 qershor, në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, shkruan Gazeta Express.
Për këtë ndeshje në cilësinë e vendasit do të jetë Ferizaj.
Kujtojmë se skuadra fituese nga kjo përballje do të sigurojë pjesëmarrjen për Superligë sezonin e ardhshëm.
Ferizaj e mbylli sezonin në pozitën e tetë në elitën e futbollit kosovar, teksa Liria, që ishte e dyta në Grupin A të Ligës së Parë, në barazhin e Ligës së Parë mposhti Ulpianën.
/Gazeta Express/
Pas një investimi milionësh të bërë nga UBT, nga sot Kosova është bërë zyrtarisht me qendrën e parë ekselente...