Ferizaj dhe Prishtina e Re e kompletojnë çerekfinalen e Kupës - Gazeta Express
string(61) "ferizaj-dhe-prishtina-e-re-e-kompletojne-cerekfinalen-e-kupes"

Futboll

Gazeta Express

13/02/2025 14:39

Ferizaj dhe Prishtina e Re e kompletojnë çerekfinalen e Kupës

Futboll

Gazeta Express

13/02/2025 14:39

Sot është kompletuar çerekfinalja e Kupës së Kosovës në futboll.

Ferizaj dhe Prishtina e Re janë dy ekipet e fundit që iu bashkuan gjashtë të tjerave për ta kompletuar këtë fazë të garave, shkruan “Gazeta Express”.

Ferizajasit e mposhtën Rilindjen me rezultat minimal, 1:0, falë golit të Edon Sadriut.

Kurse ekipi nga Liga e Parë, Prishtina e Re e befasoi atë të Superligës, Feronikeli 74 duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 2:0 me golat e Kreshnik Bahtirit dhe Fatih Ismailit.

Ferizaj dhe Rilindja e Re iu bashkuan Drenicës, Prishtinës, Dritës, Llapit, Malishevës e Vëllaznimit në çerekfinale. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement