Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, njofton se gjatë kontrolleve të realizuara rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë.
“Në zonën me kufizim prej 50 km/h. shoferi D.H. (19 vjeç), me veturën VW Golf 7, ngjyrë hiri, me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 6 muaj”, njofton PK.
Matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të policisë, thekson policia.
Postimi i plotë: