Në një akt nderimi dhe kujtese të thellë për historinë dhe sakrificën, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka vendosur sot gurëthemelin për ndërtimin e Parkut të Reflektimit – Kompleksit Memorial për Martirët e Dumnicës së Poshtme.
Ky kompleks do të jetë një vend përkujtimi dhe reflektimi për 27 martirët e fshatit Dumnicë e Poshtme, të vrarë mizorisht nga regjimi pushtues serbo-jugosllav gjatë viteve 1944–1947.
“Ky memorial do t’i japë përjetësi kujtimit të heroizmit dhe sakrificës së tyre. Është detyrim moral dhe historik për ne të kujdesemi për të kaluarën dhe të nderojmë ata që dhanë jetën për liri,” u shpreh Idrizi gjatë ceremonisë.
Ai falënderoi veçanërisht Skender Bajramin për mbështetjen konkrete që po mundëson realizimin e këtij projekti të rëndësishëm kombëtar dhe lokal.
“Ky kompleks është dëshmi e përbashkët e kujtesës sonë kolektive dhe përkushtimit për të ruajtur dhe nderuar gjurmët e qëndresës,” shtoi Idrizi.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...