Ferit Idrizi vazhdon fushatën në Vushtrri, pritet nga familja mbi 100 anëtareshe Ahmeti - Gazeta Express
string(86) "ferit-idrizi-vazhdon-fushaten-ne-vushtrri-pritet-nga-familja-mbi-100-anetareshe-ahmeti"

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/10/2025 23:34

Ferit Idrizi vazhdon fushatën në Vushtrri, pritet nga familja mbi 100 anëtareshe Ahmeti

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/10/2025 23:34

Kryetari i Vushtrrisë, njëherësh kandidati edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, ka vazhduar fushatën e tij në këtë qytet, për zgjedhjet e 12 tetorit.

Sonte, ai është pritur nga familja Ahmeti e kësaj komune. Kjo familje mbi 150 anëtareshe, ka shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin e PDK-së.

“Një mbështetje e tillë shihet si dëshmi e qartë që kanë qytetarët e kësaj komune në Idrizin. Po ashtu, vendosmëria e qytetarëve për t’u rreshtuar për kryetarin e këtij qyteti, konfirmon bindjen se e ardhmja e Vushtrrisë është e lidhur ngushtë me vizionin dhe udhëheqjen e kryetarit Idrizi”, theksojnë nga kampi i Idrizit.

“Përkrahje të tilla jo vetëm që fuqizojnë kandidaturën e Ferit Idrizit, por njëkohësisht pasqyrojnë qartë se vullneti i shumicës së qytetarëve është duke u manifestuar drejt një fitoreje të sigurt”, thuhet më tej.