Ferit Idrizi takon mësimdhënësit e Komunës së Vushtrisë: Pritje e ngrohtë dhe motivim i jashtëzakonshëm - Gazeta Express
string(102) "ferit-idrizi-takon-mesimdhenesit-e-komunes-se-vushtrise-pritje-e-ngrohte-dhe-motivim-i-jashtezakonshem"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 15:21

Ferit Idrizi takon mësimdhënësit e Komunës së Vushtrisë: Pritje e ngrohtë dhe motivim i jashtëzakonshëm

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 15:21

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka takuar mësimdhënësit e kësaj komune.

Ai ka thënë se takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë.

“Takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë.” – tha Idrizi.

Idrizi tha se pritja e tyre e ngrohtë i dha motivim të jashtëzakonshë dhe dëshmoi se çdo investim i bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.

“Pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm dhe më dëshmoi se çdo investim që kemi bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.

Para tyre u zotova se përkushtimi ynë për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin tonë të ri, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë nis pikërisht nga shkolla.” – tha ai.