Ferit Idrizi takon banorët e “Mahallës së Sheqerave”, premton vazhdim të investimeve në çdo lagje - Gazeta Express
string(94) "ferit-idrizi-takon-banoret-e-mahalles-se-sheqerave-premton-vazhdim-te-investimeve-ne-cdo-lagje"

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/09/2025 22:34

Ferit Idrizi takon banorët e “Mahallës së Sheqerave”, premton vazhdim të investimeve në çdo lagje

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/09/2025 22:34

Kandidati për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Fatmir Osmani, Jeton Gjaka dhe Daut Maxhuni, kanë zhvilluar një takim me banorët e “Mahallës së Sheqerave” në Vushtrri.

Gjatë këtij takimi u diskutua për projektet dhe punët e realizuara gjatë mandatit të kaluar, si dhe për planet e ardhshme të cilat, sipas Idrizit, do të kenë synim përkujdesjen dhe investimet në çdo lagje të qytetit.

Idrizi ka falënderuar banorët për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv shtesë për të vazhduar punën.