Ferit Idrizi: Stadiumin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet - Gazeta Express
string(54) "ferit-idrizi-stadiumin-musa-abazi-do-ta-bejme-realitet"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:04

Ferit Idrizi: Stadiumin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:04

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka thënë se do të ndërtojnë stadiumin “Musa Abazi”.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë realitet në mandatin e radhës, duke bërë që Vushtrria të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël.

“Stadionin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet. Bashkë me të, së shpejti, Vushtrria jonë do të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël, që do ta rikthejmë në stadionin e ri e modern.” – ka shkruar Idrizi.

Idrizi përmes një video në rrjetin social Facebook ka prezantuar planin e tij për këtë stadium. “Për Vushtrrinë tonë, për historinë e qytetit, për sportin!” – ka thënë kandidati Idrizi.