Ferit Idrizi: Rruga “Pandeli Sotiri” me pamje të re, projektet do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm - Gazeta Express
string(102) "ferit-idrizi-rruga-pandeli-sotiri-me-pamje-te-re-projektet-do-te-vazhdojne-edhe-ne-mandatin-e-ardhshem"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 13:19

Ferit Idrizi: Rruga “Pandeli Sotiri” me pamje të re, projektet do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 13:19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot bizneset që veprojnë në rrugën “Pandeli Sotiri”, e cila sipas tij tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër nga ajo që ishte dikur.

Idrizi tha se kjo pjesë e qytetit është transformuar falë investimeve të bëra, ku kalldrëmet jo vetëm që ruajnë trashëgiminë, por i japin edhe një hijeshi të veçantë Vushtrrisë.

Ai theksoi se punët dhe projektet për zhvillimin e qytetit nuk do të ndalen, duke paralajmëruar se ato do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, të cilin beson se qytetarët do ta konfirmojnë më 12 tetor.