Ferit Idrizi: Përmbaruesi i ka marrë të gjitha mjetet, mungesa e buxhetit në Vushtrri për shkak të tij - Gazeta Express
string(100) "ferit-idrizi-permbaruesi-i-ka-marre-te-gjitha-mjetet-mungesa-e-buxhetit-ne-vushtrri-per-shkak-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 7:09

Ferit Idrizi: Përmbaruesi i ka marrë të gjitha mjetet, mungesa e buxhetit në Vushtrri për shkak të tij

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 7:09

Përveç tri komunave të shumëpërfolura, Prishtinë, Gjilan e Zubin Potok,  të cilat kanë mbetur pa miratim të buxhetit, së fundmi edhe komuna e Vushtrrisë ka shfaqur probleme të tilla.

Kryetari i Kësaj Komune, Ferit Idrizi kishte njoftuar se Vushtrria ka mbetur pa ndriçim publik për shkak të mosmiratimit të buxhetit për këtë komunë, shkruan Gazeta 10.

Idrizi tha se ditëve të fundit kanë pasur probleme me pagesat e energjisë elektrike në disa institucione dhe ato të ndriçimit publik. Ai tha se mungesa e buxhetit në këtë komunë është te përmbaruesi.

“Ditëve të fundit kemi pasë probleme me pagesat e energjisë elektrike, përkatësisht të ndriçimit publik edhe pagesat e energjisë në disa institucione. Arsye e kësaj është mungesa e buxhetit për shkak se i ka marrë përmbaruesi. Këtë vit naj ka marrë 3 milione e 500 mijë euro, ndërkaq 250mijë euro janë të shërbimeve komunale këto që kanë ndiku drejt për së drejti. Kemi mbajtë një seancë të jashtëzakonshme ditën e premte, i kemi pas 350 mijë euro të të hyrave të cilat i kemi orinetu një pjesë në pagesat e punëtorëve të kompanisë “Përparimi”, ndërkaq pjesën tjetër e kemi orientu në pagesën e energjisë elektrike. Tash po presim ministrin e financave që t’a miratojë këtë vendim të kuvendit dhe të fillojë ekzekutimi i këtyre mjeteve”, shtoi tutje Idrizi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement