Ferit Idrizi: Mirënjohës për mbështetjen e familjes Krasniqi në Maxhunaj - Gazeta Express
string(71) "ferit-idrizi-mirenjohes-per-mbeshtetjen-e-familjes-krasniqi-ne-maxhunaj"

Zgjedhjet

Gazeta Express

22/09/2025 22:54

Ferit Idrizi: Mirënjohës për mbështetjen e familjes Krasniqi në Maxhunaj

Zgjedhjet

Gazeta Express

22/09/2025 22:54

Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat tjetër katërvjeçar, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një vizitë në konakun e Haxhi Ibrahim Krasniqit, babait të dëshmorit Shahin Krasniqi, në fshatin Maxhunaj.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe djemtë e familjes, Hoxhë Shasivari dhe profesori Islami, Idrizi u shpreh i nderuar për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Mikpritja e ngrohtë, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme e bënë këtë mbrëmje edhe më kuptimplotë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen, e nderuara familje Krasniqi,” tha Idrizi.

Ai theksoi se përkrahja e familjeve të dëshmorëve është një motivim i fuqishëm për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.