Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka falënderuar banorët e fshatit Lumadh për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar në tubimin e sotëm.
“Lumadhi sonte i jashtëzakonshëm! Kjo është mikpritja që e karakterizon Vushtrrinë. Bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe kandidatin tonë për Asamble Komunale, Besnik Sadikun, takuam banorët e fshatit Lumadh, që janë të rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë. Mbështetja juaj është motivi ynë për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të Vushtrrisë. Faleminderit Lumadh!”, ka deklaruar Idrizi.