Ferit Idrizi i viziton tregtarët në Vushtrri: I njoftova për planet që i kemi në katër vitet e ardhshme - Gazeta Express
string(102) "ferit-idrizi-i-viziton-tregtaret-ne-vushtrri-i-njoftova-per-planet-qe-i-kemi-ne-kater-vitet-e-ardhshme"

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/09/2025 16:46

Ferit Idrizi i viziton tregtarët në Vushtrri: I njoftova për planet që i kemi në katër vitet e ardhshme

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/09/2025 16:46

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në tregun e qytetit, ku u takua me tregtarët dhe banorët që çdo ditë mbajnë gjallë jetën ekonomike të komunës.

Idrizi u shpreh mirënjohës për kontributin e tyre ndër vite, duke theksuar se puna fisnike e tregtarëve ka dhënë identitet dhe gjallëri kësaj ane.

“Banorët e tregut janë shembull i zellit dhe punës së ndershme, ndaj i falënderova për përkushtimin e tyre dhe i njoftova për planet që kemi për zhvillimin e Vushtrrisë në katër vitet e ardhshme,” u shpreh ai.

Gjatë takimit, Idrizi theksoi rëndësinë e forcimit të ekonomisë lokale dhe premtoi mbështetje konkrete për tregtarët, në mënyrë që tregu i Vushtrrisë të vazhdojë të mbetet një qendër e rëndësishme e aktivitetit dhe identitetit qytetar.