Ferit Idrizi hap fushatën për mandatin e dytë në Vushtrri - Gazeta Express
string(57) "ferit-idrizi-hap-fushaten-per-mandatin-e-dyte-ne-vushtrri"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 19:49

Ferit Idrizi hap fushatën për mandatin e dytë në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 19:49

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka hapur sot zyrtarisht fushatën nga sheshi “Adem Jashari”.

“Ashtu si para 4 vitesh, edhe sot me të njëjtat emocione, por të përgatitur dhe të bindur se me përkushtimin e njëjtë dhe me ekipin e mrekullueshëm, do të vazhdojmë punët e mëdha për qytetin tonë,” tha Idrizi.

Ai shtoi se koncepti i tij qeverisës është gjithëpërfshirës dhe pa dallime partiake.

“Koncepti ynë është i veçantë dhe gjithëpërfshirës, pa dallime partiake e politike, sepse e ardhmja e qytetit fillon me përkushtimin ndaj secilit qytetar, sidomos rinisë tonë. Faleminderit nga zemra!”, theksoi Idrizi.

Kandidati i PDK-së përfundoi fjalimin e hapjes me moton e tij: #kryetariitëgjithëve.