Ferit Idrizi fton kundërkandidatët për kafe para nisjes së fushatës në Vushtri - Gazeta Express
string(78) "ferit-idrizi-fton-kunderkandidatet-per-kafe-para-nisjes-se-fushates-ne-vushtri"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:19

Ferit Idrizi fton kundërkandidatët për kafe para nisjes së fushatës në Vushtri

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:19

Një takim miqësor pritet të mbahet në Vushtrri para nisjes së fushatës zgjedhore, ku kryetari aktual, Ferit Idrizi, ka ftuar kundërkandidatët e tij për një kafe.

Prof. Mensut Ademi, kandidat i AAK-së për kryetar të Vushtrrisë, ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë, duke e vlerësuar lart iniciativën e Idrizit. Ai ka theksuar se mbi politikën qëndrojnë qytetaria, respekti dhe gara e ndershme – vlera që e veçojnë dhe kultivohen në Vushtrri.

Sipas Ademit, fushatat kalojnë, por vlerat, respekti dhe mirëqenia e qytetarëve mbeten. Ai ka shtuar se ky është mesazhi që duan të përcjellin të gjithë kandidatët së bashku: zgjedhje paqësore, demokratike dhe me kulturë qytetare.

“Le të dëshmojmë se politika mund të bëhet me kulturë, respekt dhe bashkëpunim, sepse vetëm kështu ndërtojmë një Vushtrri më të mirë për të gjithë,” është shprehur Ademi.