Ferdinand: Ighalo meriton kontratë të re në United - Gazeta Express
string(49) "ferdinand-ighalo-meriton-kontrate-te-re-ne-united"

Ferdinand: Ighalo meriton kontratë të re në United

Gazeta Express

25/03/2020 12:13

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, mendon se Odion Ighalo i ka sjellë skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer shumë pika të forta në fazën e sulmit dhe për këtë arsye mendon se Djajtë e Kuq duhet t’i japin atij kontratë permanente në fund të sezonit.

Ole Gunnar Solskjaer vendosi të rrezikojë gjatë afatit kalimtar të janarit pasi që kishte nevojë urgjente për një sulmues në skuadër, pasi Marcus Rashfordi u lëndua. Trajneri norvegjez vendosi ta transferojë një lojtar që i kishte kaluar tre vjetët e fundit të karrierës duke luajtur në Kinë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ighalo iu bashkua Manchester Unitedit në marrëveshje për huazim për gjashtë muaj nga Shanghai Shenhua në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke u kthyer në Premierligës pasi që kishte luajtur për Ëatfordit në vitet 2015-2017.

E përkundër që ky transferim ishte përqeshur nga tifozët e klubeve kundërshtare, Ighalo shënoi katër herë në tri ndeshjet e tij të para si titullar për Unitedin, duke i shfaqur disa aftësi mbresëlënëse në fushën e lojës.

Tani që sezoni 2019/20 është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të kthehet futbolli, nuk është e qartë se si do të funksionojë afati kalimtar i verës, mirëpo Ferdinand mendon se ish-klubi i tij duhet të sigurohet ta blejë sulmuesin nigerian.

“Uau, tetë ndeshje, tri si titullarë, katër gola dhe një asist. Ighalo, a e pranoni tani në Manchester United? Të gjithë njerëzve që pyesnin se pse po e blinim Ighalon – edhe unë isha njëri prej tyre – tani e kemi parë kush është Ighalo”.

“Ai na e ka dëshmuar se të gjithë e kishim gabim. Është freskuese ta shohësh dikë që është tifoz, që është mirënjohës për mundësinë që po i jepet. Ai duket se është i kënaqur që është pjesë e Manchester Unitedit. Ai ka qenë tifoz i Unitedit gjatë gjithë jetës së tij, ai duhet se thotë “faleminderit” sa herë që është afër Ole-s”.

“Për mua është tronditëse kur e shoh ndikimin që ai e ka pasur dhe mendoj se ai e ka fituar një vend në formacion edhe përtej këtij sezoni”. /Gazeta Express/