Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka falënderuar qytetarët e Vrellës për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë partisë së tij.
“Vrella heroike si gjithmonë e vulos fitoren e LDK-së, me t’parën. Vrellë, faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në një postim në Facebook, duke e shoqëruar me mesazhin “#RrugëtimiYnëVazhdon”.
Sipas Feratit, përkrahja e Vrellës është një tregues i qartë i besimit të qytetarëve në vizionin dhe programin e LDK-së për komunën e Istogut.