Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Prigodë, ku ishte i pranishëm edhe Shefqeti.
Ferati tha se takimi u mbajt në shtëpinë e fshatit, një nga investimet e realizuara nga komuna në këtë zonë, duke theksuar se ky është dëshmi e afërsisë me qytetarët.
“Takimet, diskutimet dhe planet tona të përbashkëta i shndërrojmë në punë të dukshme. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh Ferati.
Ai shtoi se rrugëtimi i tij politik dhe angazhimi për komunën do të vazhdojnë.