Ferati në Istogun e Poshtëm: Mbështetja e banorëve flet shumë për punët e kryera në këtë fshat - Gazeta Express
string(93) "ferati-ne-istogun-e-poshtem-mbeshtetja-e-banoreve-flet-shume-per-punet-e-kryera-ne-kete-fshat"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:18

Ferati në Istogun e Poshtëm: Mbështetja e banorëve flet shumë për punët e kryera në këtë fshat

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:18

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili tashmë garon për të qeverisur me këtë komunë edhe për një mandat, po vazhdon takimet me familjet istogase në kuadër të fushatës elektorale.

Ferati bashkë me kandidatin për asamble, Kushtrimin, kanë qëndruar tek familja Kurtaj në Istog të Poshtëm dhe thotë se nga aty kanë marrë përkrahjen e banorëve për punët që janë bërë në mandatin 4 vjeçar.

Postimi i plotë

Familja Kurtaj nga Istogu i Poshtëm na mirëpriti mbrëmë së bashku me kandidatin tonë, Kushtrimin.

Mbështetja e banorëve flet shumë për punët e kryera në këtë fshat, ndërsa ne, sërish këtu dhe plot entuziazëm, jemi të gatshëm të dëgjojmë kërkesat tuaja, të cilat do t’i realizojmë së bashku.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌��

#RrugëtimiYnëVazhdon

#LDK113

I juaji,

Iliri