Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, që garon edhë për një mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Bashkë me kandidatët për Asamble nga nëngeda e Istogut, Ferati takoi një pjesë të banorëve të lagjeve përreth shkollës.
“U ndalem për kafe në Istog, bashkë me kandidatët për Asamble nga kjo nëndeg, ku takuam një pjesë të banorëve të lagjeve përreth shkollës. Krahas përkrahjes dhe mbështetjes shumëvjeçare të banorëve të Istogut, vend të veçantë zunë diskutimet rreth asaj që qytetarët kanë nevojë, gjithçka që është në të mirën e Istogut. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë ai.