Ferat Shala: Sot ka rënë njësia B2 në KEK, 250 MWH energji elektrike janë larguar nga sistemi, padyshim çmimet do të rriten - Gazeta Express
string(120) "ferat-shala-sot-ka-rene-njesia-b2-ne-kek-250-mwh-energji-elektrike-jane-larguar-nga-sistemi-padyshim-cmimet-do-te-rriten"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 13:33

Ferat Shala: Sot ka rënë njësia B2 në KEK, 250 MWH energji elektrike janë larguar nga sistemi, padyshim çmimet do të rriten

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 13:33

Ferat Shala nga PDK ka thënë se sot ka rënë njësi B2 në KEK dhe sipas tij mbi 250 MWh energji elektrike janë larguar nga sistemi pa asnjë paralajmërim. 

“Kjo nuk është më një ngjarje e rastësishme, por pasojë e mirëmbajtjes së dobët, menaxhimit të dobët dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.”

Ai ka shtuar se çmimet do të rriten.

Çdo rënie e njësive krijon krizë në treg, aq më tepër kur kemi rënie të paplanifikuara, si kjo e sotmja, të cilat rrisin çmimet dhe u japin tregtarëve hapësirë të diktojnë kushtet, ndërsa qytetarët paguajnë pasojat. Institucionet heshtin, investimet nuk japin rezultat dhe siguria energjetike po dobësohet.  Pa reforma serioze dhe llogaridhënie, krizat do të vazhdojnë dhe çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët, padyshim, do të rriten.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement