Në fushatën e vitit 2021 për zgjedhjet parlamentare Albin Kurti kishte premtuar mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Për katër vite të plota në pushtet të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje” AKP-ja jo që nuk është mbyllur, por ka vazhduar me procesin e likuidimit të dhjetëra ndërmarrje shoqërore në vend.
Bordi i AKP-së ka shpallur konkursin për zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të AKP-së me mandat 4-vjeçar, me ç’rast konkursi ka qenë i hapur nga 28 janari-26 shkurt 2025.
Nëse procesi i zgjedhjes së drejtorit të AKP-së shkon sipas planit, ky i fundit do të merrë një kontratë 4-vjeçare para se të formohet Qeveria e re e Kosovës, pasi që ende nuk ka përfunduar numri i të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura në fillim të shkurtit 2025.
Ferat Shala nga PDK-ja, i cili në legjislaturën e fundit e ka udhëhequr Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, deklaroi se AKP-ja nuk do të mbyllet, ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti.
Hapjen e konkurseve për drejtor të kësaj agjencie, sipas Shalës, po ndodhin për interesa partiak e politik.
“S’kanë plan ta mbyllin AKP-në, por po vazhdojnë shitjen e aseteve me një sistem kontrolli mbi nivele politike. Edhe drejtorin e ri që disa herë hapin konkurs derisa t’i plotësojë kriteret njëri nga kandidatet e preferuar të tyre politik”, deklaroi Shala.
Shala akuzoi Qeverinë ‘Kurti’ për mashtrim lidhur me mbylljen e AKP-së.
Sipas tij, gjatë katër viteve të qeverisjes aktuale, kjo agjenci veç ka punësuar militantë të partisë në pushtet.
“Qeveria ka mashtruar opinionin me mbylljen e AKP-së. Ajo ka vazhduar punën njëjtë për të vazhduar shitjen e aseteve dhe likuidimin e tyre, asgjë s’ka ndryshuar përveç punësimeve të militantëve të VV-së. E keqja e ekonomisë është se asetet e AKP nuk janë funksionalizuar në kontest të zhvillimit ekonomik ”, shprehet Shala.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...