Ferajt të VV-së shefi i duket Perëndi: Të thuash e votoj Kurtin por jo kandidatin, si të thuash e besoj Zotin por jo Muhamedin ose Krishtin - Gazeta Express
string(137) "ferajt-te-vv-se-shefi-i-duket-perendi-te-thuash-e-votoj-kurtin-por-jo-kandidatin-si-te-thuash-e-besoj-zotin-por-jo-muhamedin-ose-krishtin"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 17:22

Ferajt të VV-së shefi i duket Perëndi: Të thuash e votoj Kurtin por jo kandidatin, si të thuash e besoj Zotin por jo Muhamedin ose Krishtin

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 17:22

Një nga ideologët e LVV-së, Hysamedin Feraj, ka postuar në profilin e tij në ‘facebook’, një “bisedë” që sipas tij e bëjnë votuesit e VV-së rreth kandidaturave për kryetar komunash.

Feraj ka shkuar aq larg, sa që ka thënë se kur thua se e voton Kurtin por jo kandidatin e VV-së për kryetar komune, i bie sikur myslimani të thotë se “E besoj Zotin, por jo Muhamedin a.s”, ose i krishteri se “e besoj atin, por jo birin (Krishtin).

“Bisedë interesante, sepse “teologjike”, mes votuesve të LVV-së: Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal. Tjetri: si muslimani që thotë “e besoj Allahun, por jo të të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.”, ose i krishteri që thotë “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”. (nga shënimet e mia gjatë fushatës elektorale)”, ka shkruar Feraj.