"Fenomen i njohur i vdekjes së papritur aritmike": Sa rrezikohen meshkujt e moshës së mesme gjatë seksit - Gazeta Express
string(101) "fenomen-i-njohur-i-vdekjes-se-papritur-aritmike-sa-rrezikohen-meshkujt-e-moshes-se-mesme-gjate-seksit"

“Fenomen i njohur i vdekjes së papritur aritmike”: Sa rrezikohen meshkujt e moshës së mesme gjatë seksit

Shneta

Gazeta Express

02/02/2023 13:09

Sa rrezikohen meshkujt e moshës së mesme gjatë seksit nga sulmi në zemër? Vdekjet nga sulmet në zemër gjatë ose menjëherë pas seksit janë të rralla.

Dhe gjatë një studimi të botuar në JAMA Cardiology, ekipi hulumtues analizuan të dhënat që  njerëzve që vdiqën nga një atak në zemër që lidhej me aktivitetin seksual.

Lexo Edhe:

Ata vunë re se rreziku rritej për shkak të pasionit dhe energjisë që lidhet me kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Nga 6.847 pacientëve që kishin vdekur (gjatë 16 viteve të mëparshme) nga një atak i papritur në zemër, ata zbuluan se vetëm 17 prej tyre humbën jetën brenda një ore pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale, ose vetëm 0.2%.

Studiuesit vunë re se 11 nga këto 17 raste ishin meshkuj, por jo të moshuar, pasi mosha mesatare ishte vetëm 38 vjeç.

Por, sipas rezultateve shumica e burrave kishin probleme të mëparshme në zemër. Ndërsa tek 9 nga pacientët që nuk kishin probleme të mëparshme, zemra e tyre thjesht pushoi së rrahuri, fenomen i njohur si sindroma e vdekjes së papritur aritmike.