Fenerbahçe nuk ka arritur ta shfrytëzojë gabimin e Galatasarayt – që u mposht këtë xhiro – për t’u barazuar me pikë me të.
Skuadra e drejtuar nga Domenico Tedesco u ndal me barazim në stadiumin e vet nga Kasimpasa.
Ndeshja ishte e barabartë, si nga loja, ashtu edhe nga rezultati deri në kohën shtesë, aty u shënuan dy gola për rezultatin 1-1 të ndeshjes.
Filimisht, Marco Asensio shënoi një gol të bukur në minutën e 95-të, pas asistimit nga Dorgeles Nene.
Mirëpo, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt tre pikëve për Fenerbahçen, në skenë Jim Allevinah, i cili shënoi në minutën e 101-të.
Ai shfrytëzoi një huti në mbrojtjen e Fenerit, i cili u demoralizua nga ky gol.
Me këtë pikë, Feneri shkon në kuotën e 53 pikëve, dy më pak se Galatasaray që kryeson tabelën.
Ndërkohë, Kasimpasa është e 16-ta, në zonën e rënies, me 20 pikë./GazetaExpress/