FemTalk dhe shfaqja e filmit "As I Want" - Gazeta Express
string(38) "femtalk-dhe-shfaqja-e-filmit-as-i-want"

FemTalk dhe shfaqja e filmit “As I Want”

Arte

Gazeta Express

09/12/2022 13:22

Sot më fillim nga ora 14:00 mbahet diskutimi dhe shfaqet filmi “As i Want” në Librarinë “Dukagjini”.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon diskutim dhe shfaqjen e filmit “As I Want”.

Lexo Edhe:

Ky diskutim dhe shfaqje e filmit mbahet në kuadër të aktivitetit të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore-FemTalk, për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me 10 Dhjetor.

Fjalën hyrëse do ta ketë drejtorja ekzekutive e QKSGJ-së znj. Luljeta Demolli si dhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës znj. Carin Lobbezoo, ndërsa më pas do të zhvillohet diskutim me panelistët rreth emancipimit të grave dhe luftës së tyre kundër padrejtësive. Me tej, do të vazhdohet me shfaqjen e filmit “As I Want”.

Paneli do të përbëhet nga:
Z. Naim Qalaj, Avokat i Popullit
Znj. Besa Luci, kryeredaktore e Kosovo 2.0
Z. Blert Morina, drejtor ekzekutiv i CEL – Qendra për Barazi dhe Liri,
nën moderimin e Valmira Rashitit, koordinatore e projektit në Rrjetin e Grave të Kosovës.

Diskutimi dhe shfaqja e filmit do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 14:00 në hapësirën e librarisë Dukagjini në sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë.

Ky diskutim zhvillohet me mbështetje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë në kuadër të projektit Matra and Human Rights Fund 2022.

/Express