Femrat dhe sëmundjet kardiake - Spitali Amerikan në Kosovë - Gazeta Express
string(56) "femrat-dhe-semundjet-kardiake-spitali-amerikan-ne-kosove"

Femrat dhe sëmundjet kardiake – Spitali Amerikan në Kosovë

Shneta

Gazeta Express

24/09/2022 20:09

Në të shkuarën, ekzistonte mendimi i përgjithshëm që ataku kardiak është një problem që i përket kryesisht meshkujve, sepse femrat sëmuren nga zemra pak më vonë se meshkujt (rreth 1 dekadë më pas). Aq e vërtetë është kjo, saqë një paciente kardiake u shpreh se: “Në qoftë se këtë dhembje do ta kishte burri im, dhe jo unë, jam e sigurtë që dikush do të mendonte që po bënte një infarkt” (Suela, 40 vjeç)

Në fakt, gratë kanë favorin e madh, që mund të mbrohen nga hormone femërore, deri sa të fillojë menopauza. Kështu që është e vërtetë që deri para moshës 50 vjeç, ka më pak femra me shfaqje të sëmundjes koronare se sa meshkujt, por, kur afrohet mosha 60-70 vjeç, kjo pabarazi zvogëlohet së tepërmi deri në barazim të rrezikut.

Lexo Edhe:

Meqë femrat jetojnë më gjatë se meshkujt dhe ne po bëhemi dita-ditës një popullsi më e moshuar, së shpejti do të ketë më shumë femra, se sa meshkuj që jetojnë me problemet që sjell sëmundja koronare.

Studimet tregojnë se shumica e femrave mendojnë që janë të rrezikuara më shumë nga kanceri, sesa nga Sëmundja e Arterieve Koronare (SAK), por, në fakt, femrat që vdesin nga probleme kardiake janë në numër katërfish më shumë, se sa ato që vdesin nga kanceri i gjirit. Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut marrin më shumë jetë grash, sesa të gjithë llojet e kancerit të marra së bashku.

KUJDES! – DO TË JENI MË TË PREDISPOZUAR PËR ZHVILLIMIN E ATEROSKLEROZËS NËSE:
• Ju pini duhan
• Ju keni tension të lartë të gjakut
• Ju jeni mbipeshë ose obezë
• Keni vlera të larta të kolesterolit në gjakun
tuaj
• Ju bëni pak aktivitet fizik
• Ju keni diabet ose
• Ju keni një histori familjare për sëmundje kardiake. Kjo do të thotë që një familjar i ngushtë i juaji (nënë, baba, vëlla, motër) ka bërë ngjarje kardiake, përpara moshës 55 vjeç për meshkujt dhe përpara moshës 65 vjeç për femrat.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661/ 038607060/ 049 513 513/ 046607060
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com – Web