Kënga ikonike “A vritet pafajësia” nga artistja shqiptare Leonora Jakupi, që për dekada ka prekur zemrat e shqiptarëve, po shndërrohet në frymëzim për një film ndërkombëtar.
Lajmi u konfirmua në Kosova Live në T7, ku producenti regjisori danez Peter Anthony foli edhe për takimin me këngëtaren, ku tha se u mahnit nga bukuria e saj duke e cilësuar edhe si “femra më e bukur në botë”.