“Fëmijët tanë janë në ferr”, familjarët ukrainas i kërkojnë presidentit kinez dhe atij turk të ndërmjetësojnë - Gazeta Express
string(106) "femijet-tane-jane-ne-ferr-familjaret-ukrainas-i-kerkojne-presidentit-kinez-dhe-atij-turk-te-ndermjetesojne"

“Fëmijët tanë janë në ferr”, familjarët ukrainas i kërkojnë presidentit kinez dhe atij turk të ndërmjetësojnë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 18:08

Familjarët e ushtarëve ukrainas që vazhdojnë të jenë  në fabrikën e Azovstalit në Mariupol po i bëjnë thirrje presidentit kinez Xi Jinping që të veprojë si ndërmjetës për të ndihmuar në nxjerrjen e të dashurve të tyre, pas një lutjeje të ngjashme që ia drejtuan presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Pas një konference për shtyp me familjet në Kiev, Stavr Vishnyak i tha CNN se djali i tij Artem, 21 vjeç, po lufton brenda Azovstalit.

Lexo Edhe:

“Fëmijët tanë janë në ferr. Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar vazhdimisht të ndërmarrë procedurat për t’i nxjerrë jashtë ata.  Peticioni për të shpëtuar Mariupolin ka mbledhur një milion e gjysmë nënshkrime. Ne kemi arritur tashmë tek të gjithë. Mbeti vetëm Xi Jinping. I kërkojmë presidentit të Kinës që të ndërmjetësojë, të ndërhyjë dhe të bëhet paqebërës në këtë luftë. Heronjve tanë pothuajse nuk u ka mbetur kohë. Luftëtarët tanë kanë qenë tashmë në ferr. Jepuni atyre mundësinë të shkelin në tokë dhe të shohin diellin”, tha Vishnyak.

Një ushtar ukrainas brenda uzinës i përshkroi kushtet si të tmerrshme për të plagosurit për televizionin ukrainas, të shtunën, duke thënë se “luftëtarët janë të shtrirë pa gjymtyrë, pa krahë, pa këmbë”.

Ai shtoi se kushtet higjienike nuk janë të mira dhe se s’ka ilaçe.