Fëmijët e familjeve me asistencë sociale u qasën vështirë në mësimin online, s’kanë televizor e internet - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

01/06/2020 13:50

Fëmijët e familjeve me asistencë sociale u qasën vështirë në mësimin online, s’kanë televizor e internet

Lajme

Gazeta Express

01/06/2020 13:50

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZhPS) ka publikuar hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të skemës së asistencës sociale gjatë Covid-19”.

Ky hulumtim është realizuar përmes telefonit për shkak të pandemisë, ku janë realizuar 227 intervista në 32 komuna, me 182 familje shqiptare dhe 42 nga komunitetet romë, ashkali, goranë dhe serbë.

Drejtori i Institutit për Zhvillimin e Politikave Sociale, Vehbi Mujku, tha fëmijët nga familjet përfituese e skemës së asistencës sociale e kanë pasur problem përcjelljen e mësimit online.

Ai tha se 24 familje nuk posedojnë fare televizor, kurse 34 për qind kanë deklaruar se nuk kanë qasje në internet.

“Probleme të theksuara në qasje në përcjelljen e mësimit online të fëmijëve nga familjet përfituese e skemës së asistencës sociale. Vështirësi në dërgimin e detyrave tek mësimdhënësit në mungesë të pajisjeve të nevojshme për mbajtje të kontaktit me mësimdhënësit dhe shkollën”.

“Komuniteti romë, ashkali dhe egjiptas vazhdojnë të mbesin në shkallë të ulët të vijimit të mësimit edhe gjatë periudhës së pandemisë. Shuma e asistencës sociale e pamjaftueshme për përmbushjen e minimumit ekzistencial për familjet në skemën e asistencës sociale. Dyfishimi i asistencës sociale ka qenë një ndihmesë e madhe për familjet në asistencë sociale”, tha ai.

Besa Luzha nga fondacioni FES, tha se në këtë hulumtim janë të përfshirë kryesisht grupi më i margjinalizuar në shoqëri, raporton EO.

Ajo bëri thirrje që ata të mos shihen si barrë, por të shihem mekanizma se si të u ndihmohet.

“Ato familje jetojnë kryesisht vetëm me asistencë sociale janë një grupin e margjinalizuara fëmijëve janë një grup i fëmijëve të cilët është në këtë situatë kanë pasur vështirës”.

“Të gjithë këta fëmijë dhe këto familje nuk duhet të shihen si barrë as nga institucionet e qytetarët por duhet të shihen mekanizma dhe të u ofrojmë mundësi të barabarta për shkollim dhe punësim pa dallim”, tha Luzha.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se hulumtime të tilla janë të mirëseardhura dhe janë në vazhdën e atyre raporteve të cilat edhe ata si institucion i kanë konstatuar, raporton EO.