Klesta Seseri, Rea Gegaj dhe Fiona Metohu të ftuara në programin ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi, treguan për nismën e tyre “Babagjyshi sekret”. Plot letra të ardhura në adresën e tyre postare nga fëmijë nga të gjitha qytet e vendit, ku kishin shprehur dëshirat për këtë dhjetor.
Ermali lexoi dy prej tyre në studio, madje një dëshirë u bë realitet me anë të një video surprizë.
Klesta tha se ju ndodh që të lexojnë letra fëmijësh që i përlotin për shkak se janë gjëra shumë minimaliste.
“Fëmijët kërkojnë gjëra minimaliste, po që janë të nevojshme për përditshmëri. Ka letra që kërkojnë ushqime për natën e Vitit të Ri, të tipit “një darkë që të gëzojmë me familjen time. Është e dhimbshme dhe shpesh qajmë kur lexojmë të tilla dëshira.””.
Rea dhe Klesta thanë se sa më shumë ‘Babagjysh Sekret’ te kënë aq më shumë lumturohen elfët sepse plotësojnë më shumë dëshira të fëmijëve. Të njëjtin mesazh ndau edhe Fiona Metohu e cila tha se kishte realizuar një dëshire dhe pret që shumë influencues në mediat sociale ta bëjnë.