string(91) "femijet-asnjehere-skane-kerkuar-babin-familja-e-ukelles-te-lehtesuar-pas-vendimit-te-apelit"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:03

“Fëmijët asnjëherë s’kanë kërkuar babin”, familja e Ukellës të lehtësuar pas vendimit të Apelit 

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:03

Familja e Gjylejta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi këtë të fundit me burgim të përjetshëm.

Shpat Ukella, vëllai i viktimës, në Klan Kosova, ka thënë se dënimi është një hap drejt drejtësisë dhe se ky vendim ua ka zbutur sadopak dhimbjen.

“Na është lehtësuar dhimbja si familje. Gjykata e Apelit tregoi se nuk ka falje për vrasësit e grave. Uroj që asnjë familje të mos përjetojë një dhimbje të tillë, sepse pasojat janë të rënda”, tha Ukella.

Ai gjithashtu falënderoi Gjykatën Themelore në Pejë, prokuroren dhe avokaten për, siç u shpreh, “punën e jashtëzakonshme” në trajtimin e këtij rasti.

“Ka kaluar një vit e një muaj, dhe fëmijët asnjëherë nuk kanë kërkuar babin, vetëm nënën. Kjo tregon shumë”,  tha tutje Ukella