Fëmijë të vegjël nga Kumanova janë helmuar me lëng për spërkatjen e pemëve - Gazeta Express
string(74) "femije-te-vegjel-nga-kumanova-jane-helmuar-me-leng-per-sperkatjen-e-pemeve"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 19:35

Fëmijë të vegjël nga Kumanova janë helmuar me lëng për spërkatjen e pemëve

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 19:35

Dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga një fshat në rajonin e Kumanovës u sollën dje te mjeku me simptoma helmimi dhe sipas informacioneve fillestare, me shumë mundësi janë helmuar nga një lëng që përdoret për spërkatjen e kulturave bujqësore.

Më 15 mars 2026 në orën 11:52 të paradites, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës mori një raport se dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga zona e Kumanovës ishin sjellë tek ata, të cilët ishin helmuar nga një lëng i përdorur për kulturat bujqësore”, informoi Departamenti i Punëve të Brendshme.

Siç shton policia, pas ekzaminimit, fëmijët u transferuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. /Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement