Fëmijë 5-vjeçar sulmohet nga ujk në oborrin e shtëpisë në Brod të Shtërpcës, po trajtohet në QKUK - Gazeta Express
string(96) "femije-5-vjecar-sulmohet-nga-ujk-ne-oborrin-e-shtepise-ne-brod-te-shterpces-po-trajtohet-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:46

Fëmijë 5-vjeçar sulmohet nga ujk në oborrin e shtëpisë në Brod të Shtërpcës, po trajtohet në QKUK

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës, ku një fëmijë 5-vjeçar është sulmuar nga një ujk ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Sipas informatave zyrtare, sulmi ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen “Coklarë”. Menjëherë pas incidentit, fëmija është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për trajtim të parë, ndërsa më pas është transferuar në Prishtinë për kujdes më të specializuar mjekësor.

Policia ka konfirmuar se për rastin janë njoftuar në orën 21:45 dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit. Ende nuk dihen detaje rreth gjendjes aktuale shëndetësore të fëmijës, por familjarët kanë konfirmuar se ai ishte vetëm në oborr në momentin e sulmit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se kur ndodhi sulmi, fëmija ishte në oborrin e shtëpisë.

“Me datën 27 gusht 2025, 21:45 policia në Shtërpcë është informuar për një sulm që ka ndodhur në lagjen ” Coklarë” të fshatit Brod, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë. Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas familjarëve, sulmi kishte ndodhur rreth orës 19:00 kur fëmija, 5 vjeç ishte në oborrin e shtëpisë”, tha Veseli.