Fëmija 6 muajsh mbetet vetëm në banesë në Berat, zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni - Gazeta Express
string(90) "femija-6-muajsh-mbetet-vetem-ne-banese-ne-berat-zjarrfikesit-futen-me-shkalle-nga-ballkoni"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2024 21:37

Fëmija 6 muajsh mbetet vetëm në banesë në Berat, zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2024 21:37

Një fëmijë 6 muajsh ka mbetur i bllokuar brenda banesës në Berat. Burime për media bëjnë me dije se nëna ka qenë duke pastruar banesën, kur dera e blinduar është mbyllur nga era duke lënën nënën jashtë dhe fëmijën e vogël vetëm brenda.

Menjëherë, ashtu e frikësuar nëna ka thirru për ndihmë zjarrfikësit, të cilët kanë shkuar menjëherë dhe me anë të shkallëve kanë hipur në katin e tretë ku ndodhej brenda edhe fëmija 6-muajsh.

Lexo Edhe:

Nga ballkoni ata kanë hyrë në banesë dhe kanë hapur derën, ku nëna priste e frikësuar për të parë fëmijën, të cilin e kishte lënë vetëm për disa çaste.