Në Ditën e Pestë të Festivalit FemArt do të mbahen dy aktivitete në qytetin
e Mitrovicës, një shfaqje teatrore dhe koncert. Që të dyja do të prezantohen në
Muzeun e Qytetit, duke filluar nga ora 19:00.
SHFAQJA TEATRORE DHE PANEL DISKUTIMI “OLYMPE DHE UNË” – është një shfaqje
teatrore feministe, humaniste dhe e dashur për një nga figurat më të mëdha të
Revolucionit Francez, Olympe de Gouges.
KONCERT PËRMBYLLËS I FEMART NË MITROVICË – aktivitetet në qytetin e minatorëve do të përmbyllim me muzikë rock nga bendi Ataraxia (Mitrovica Rock School), si dhe me këngë tradicionale e ndërkombëtare nga artistët Anisa Suhodolli Mujka dhe Erhan Mujka.