Felixi shpreh dëshirën për të vazhduar me Milanin përtej kësaj vere - Gazeta Express
string(67) "felixi-shpreh-deshiren-per-te-vazhduar-me-milanin-pertej-kesaj-vere"

Sport

Gazeta Express

17/02/2025 17:48

Felixi shpreh dëshirën për të vazhduar me Milanin përtej kësaj vere

Sport

Gazeta Express

17/02/2025 17:48

Joao Felix refuzon përjashtimin e mundësisë për të mbetur si transfer i përhershëm te Milani.

Sulmuesi portugez iu bashkua “Rossonerëve” në transfer të përkohshëm nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Milani nuk ka një opsion për të nënshkruar me Joao Felixin në mënyrë të përhershme, por kjo nuk do të thotë se 25-vjeçari nuk do të mbetet në “San Siro” edhe pas verës.

“Ishte një punë e madhe për të më sjellur këtu edhe nga menaxheri im”, tha Joao Felix për “Milan TV”.

“Dua të ndihmoj ekipin dhe klubin dhe t’i bëj tifozët të kënaqur. Për tani është vetëm gjashtë muaj, por kurrë nuk i dihet në futboll. Shpresoj të jem i lumtur”, shtoi ai.

Portugezi shënoi në debutimin e tij me Milanin në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Romës.

“Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme, e ndjeja para ndeshjes dhe e bëra këtë me ndihmën e bashkëlojtarëve të mi”, tha portugezi.

Sulmuesi fleksibil u ribashkua me bashkëkombasin e tij te Milani.

“E di se si është Sergio. Ai e dashuron futbollin, ndeshjet, fitimin e tyre. Është mirë, ai e transmeton këtë edhe te lotjarët”, tha Felix./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement