Fejohet Dj i njohur, surprizon të dashurën me propozimin romantik - Gazeta Express
string(64) "fejohet-dj-i-njohur-surprizon-te-dashuren-me-propozimin-romantik"

Fejohet Dj i njohur, surprizon të dashurën me propozimin romantik

Rozë

Gazeta Express

25/05/2022 9:08

Calvin Harris është fejuar me të dashurën e tij Vick Hope pas një lidhjeje disa mujore. Kanë qenë miqtë e tij që kanë zbuluar lajmin për mediat e huaja. Deejay me famë botërore i ka propozuar partneres së tij në fermën e tij në Ibiza, nën pemën e preferuar.

“Vick tha po menjëherë, ajo është çmendurisht e dashuruar me Calvin dhe nuk mund të ishte më e lumtur”, tha një nga miqtë e tij për gazetën The Sun. Propozimi ndodhi dy javë më parë dhe erdhi pas vetëm pesë muajsh romancë larg vëmendjes së publikut.

Lexo Edhe:

Vick Hope dhe Calvin Harris marrin pjesë në shfaqjen e luleve të Chelsea. Çifti i lumtur tashmë janë fejuar. (Foto nga Karwai Tang/WireImage)

Ata planifikojnë të mbajnë një dasmë të madhe. “Vick u ka thënë njerëzve se do të martohen në Ibiza. Është një vend vërtet i veçantë për ta dhe ku duan të kalojnë jetën së bashku. Mamaja e Vick-ut po e ndihmon atë të planifikojë dasmën”, tha burimi./abcnews.al

Calvin Harris është fejuar. Foto: Instagram
Vick Hope. Foto: Instagram/Vick Hope