Fejesa e fshehtë e Irkenc Hykës, si i dha fund beqarisë muzikanti që i këndon vuajtjes në dashuri - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

05/09/2020 17:06

Fejesa e fshehtë e Irkenc Hykës, si i dha fund beqarisë muzikanti që i këndon vuajtjes në dashuri

Rozë

Gazeta Express

05/09/2020 17:06

Është 27 vjeç, i përket shenjës së peshores dhe pas tri vitesh romancë me një vajzë të panjohur në publik i ka bërë asaj propozimin për fejesë.

Irkenc Hyka është një nga talentet e tregut të muzikës, që duket se në këto vite fati i ka ecur jo vetëm në muzikë, por edhe në dashuri. Po si qëndron e vërteta e historisë së tij të fshehtë, ndërkohë që në sytë e publikut njihet si djali melankolik dhe shumë i ndjeshëm, që i këndon shpesh vuajtjes në dashuri?

Në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, muzikanti Irkenc Hyka zbuloi se po përjetonte prej 3 vitesh një romancë dhe kjo ishte deklarata e tij e parë publike, para se t’i dhuronte të zgjedhurës së tij unazën e fejesës.

Ai nuk preferoi ta zbulonte identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën dhe po qëndron prej 3 vitesh krah tij, por e vërteta është zbuluar më në fund.

Në fakt, çifti i paska dhënë fund beqarisë dhe këtë vendim e fakton unaza në gishtin e partneres së Irkencit, vajzës që nuk njihet në publik e që quhet Abi Fregjaj.

Ajo ka treguar thonjtë e rinj në “Instastory”, duke fokusuar më shumë unazën në gishtin e fejesës. Nuk dihet se kur ekzaktësisht Irkenci dhe Abi i kanë thënë “po” njëri-tjetrit, por nga disa foto si çift, ata shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Është partnerja e tij Abi, e cila ka bërë shumë postime me këngëtarin në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk mungojnë komentet e miqve, të cilët janë në dijeni të kësaj historie të bukur deri tani, të mbajtur larg vëmendjes së mediave.

E kush është Irkenc Hyka, djali i muzikës që ka vendosur të flasë më shumë me punën e tij sesa me daljet mediatike?

I lindur në Tiranë, vitet e fundit në rrethin e artistëve ai njihet si këngëtar dhe autor këngësh i disa emrave në muzikë. Irkenci ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17- vjeçare, pas eksperiencave që fëmijë në festivale.

I diplomuar në Liceun Artistik për Kanto, Irkenci ka bashkëpunuar me këngëtarë të njohur dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij muzikë për vete dhe të tjerët.

Në 2014-ën mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Ajo”. Në 2017-ën ra në sy me videoklipin “Haram” apo “Një lamtumirë”, në bashkëpunim me Danin.

Mes bashkëpunimeve të tij me Kaltrina Selimin apo Mimoza Shkodrën veçohet ai me Nora Istrefin, me titull “Jena nda”, apo me Don Phenom me këngën “A je vetëm”.

Bashkëpunimet e tij të shumta janë me muzikantin dhe tekstshkruesin më të kërkuar të momentit, Endrit Mumajesin (Muma), i cili ka shkruar tekstet e tij, siç ishte produksioni mjaft i pëlqyer i vitit të kaluar me titull “Këngë shpirti”.

/Panoramaplus.al