Fehmi Kupina viziton KV Prishtina: Premton mbështetje më të madhe për sportin në kryeqytet - Gazeta Express
string(89) "fehmi-kupina-viziton-kv-prishtina-premton-mbeshtetje-me-te-madhe-per-sportin-ne-kryeqytet"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/09/2025 18:28

Fehmi Kupina viziton KV Prishtina: Premton mbështetje më të madhe për sportin në kryeqytet

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/09/2025 18:28

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka vizituar Klubin e Volejbollit “Prishtina” për të parë nga afër kushtet dhe angazhimin e sportistëve të rinj.

Ai u shpreh i motivuar nga përkushtimi i të rinjve që mbrojnë ngjyrat e këtij klubi dhe theksoi se sporti në kryeqytet do të ketë përkrahje më të madhe nëse Lidhja e Prishtinës merr besimin qytetar.

Së bashku me kandidatët Dukagjin Rudari, Kreshnik Sopi dhe Faton Pacolli, Kupina prezantoi idetë dhe planin për zhvillimin e sportit në Prishtinë, ku përfshihen:

-më shumë subvencione për klubet,

-përmirësim i kushteve infrastrukturore,

-dhënie në shfrytëzim e hapësirave publike për nevojat e sportit.

“Sporti i kryeqytetit, përfshirë volejbollin, do të marrë vëmendjen që e meriton,” theksoi Kupina.