Kandidati i Lidhjes së Prishtinës për kryetar të kryqytetit, Fehmi Kupina, ka vizituar biznesin e drejtuar nga Hyla Hakaj Pllana, duke e cilësuar atë si një shembull të suksesshëm dhe inspirues për shoqërinë.
Kupina ka theksuar se Hyla ka arritur ta ndërtojë biznesin e saj duke kombinuar traditën e pasur vendore me metodat moderne të shitjes, duke u shndërruar kështu në model frymëzimi për shumë gra e vajza që synojnë të ndërmarrin rrugën e sipërmarrjes.
“Lidhja e Prishtinës e ka prioritet programor mbështetjen e grave në rrugëtime të tilla siç është rasti i Hylës”, ka deklaruar Kupina, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e bërë atij dhe bashkëpunëtores së tij, Fortesa Rexha Beha.
Ai ka shtuar se sukseset e tilla tregojnë rëndësinë e mbështetjes institucionale për gratë ndërmarrëse dhe se përkrahja e tyre do të jetë një ndër shtyllat kryesore të programit të tij politik.