Fehmi Kupina takohet me përfaqësues të "24 Yjet": Lidhja e Prishtinës do të avancojë pozitën e operatorëve nga sektori privat - Gazeta Express
string(122) "fehmi-kupina-takohet-me-perfaqesues-te-24-yjet-lidhja-e-prishtines-do-te-avancoje-poziten-e-operatoreve-nga-sektori-privat"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 12:25

Fehmi Kupina takohet me përfaqësues të “24 Yjet”: Lidhja e Prishtinës do të avancojë pozitën e operatorëve nga sektori privat

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 12:25

Bartësi i listës për Kuvend Komunal të Prishtinës nga Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, është takuar me përfaqësuesit e kompanisë së transportit “24 Yjet” për të kuptuar më shumë për sfidat dhe aktivitetin e tyre.

Ai tha se i kanë premtuar atyre bashkëpunim dhe avancim të pozitës së operatorëve nga sektori privat.

“Gjatë javës takuam përfaqësuesit e kompanisë së transportit, “24 Yjet”. U informuam për sfidat e tyre të përditshme dhe potencialin për zgjerim të aktivitetit. Falënderuam “24 Yjet” për punën e tyre në mbulimin e një pjese të Kryeqytetit ku nuk ka mbulesë Trafiku Urban. Ju premtuam bashkëpunim të sinqertë dhe se Lidhja e Prishtinës do të avancojë pozitën e operatorëve nga sektori privat në përputhje me politikat e Trafikut Urban”.