Fehmi Kupina: Prishtina e së nesërmes fillon me Lidhjen e Prishtinës, kemi listën më të mirë për Kuvend Komunal - Gazeta Express
string(109) "fehmi-kupina-prishtina-e-se-nesermes-fillon-me-lidhjen-e-prishtines-kemi-listen-me-te-mire-per-kuvend-komunal"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 11:24

Fehmi Kupina: Prishtina e së nesërmes fillon me Lidhjen e Prishtinës, kemi listën më të mirë për Kuvend Komunal

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 11:24

Inciativa Lidhja e Prishtinës dje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, ku bartës i listës është Fehmi Kupina.

Ai ka thënë se Prishtina e së nesërmes fillon me Lidhjen e Prishtinës.

Kupina ka shtuar se kjo iniciative e ka listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës.

“Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam. Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën. Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet. Në këtë mbrëmje madhështore hapëm zyrtarisht fushatën e Lidhjes së Prishtinës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme me qytetarë të çdo moshe, familje, të rinj e të moshuar, të gjithë bashkë për një Prishtinë që e duam dhe që e meritojmë. Me ofertën më të mirë programore dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës, fitorja jonë është e sigurt.”