Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës premton mbështetje për banorët e Barilevës - Gazeta Express
string(79) "fehmi-kupina-nga-lidhja-e-prishtines-premton-mbeshtetje-per-banoret-e-barileves"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 19:13

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës premton mbështetje për banorët e Barilevës

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 19:13

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, së bashku me Bahrie Çunaku Vitija, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e Barilevës, ku u mirëpritën me respekt dhe ngrohtësi nga banorët e fshatit.

Gjatë bisedës, ata theksuan se mbështetja e Lidhjes së Prishtinës për banorët e kësaj zone do të jetë e pakursyer deri në realizimin e kërkesave dhe nevojave të tyre përmes institucioneve komunale.

“Iu premtuam se mbështetja e Lidhjes së Prishtinës për banorët e Barilevës do të jetë e parezervë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe nevojave të tyre përmes organeve komunale”, shkroi Kupina.