Fehmi Kupina: I lumtur që propozimi im për kompensim financiar të stafit komunal nisi të zbatohet - Gazeta Express
string(96) "fehmi-kupina-i-lumtur-qe-propozimi-im-per-kompensim-financiar-te-stafit-komunal-nisi-te-zbatohet"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 13:31

Fehmi Kupina: I lumtur që propozimi im për kompensim financiar të stafit komunal nisi të zbatohet

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 13:31

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka filluar zbatimi i propozimit të tij për kompensim financiar vjetor për punonjësit e administratës së Kryeqytetit, të cilin e kishte dorëzuar më 13 dhjetor 2024.

Kupina u shpreh i lumtur për fillimin e realizimit të këtij vendimi, duke theksuar se punonjësit e administratës meritojnë këtë mbështetje financiare si dhe kushte më të mira të punës.

“Punonjësit e administratës meritojnë këtë kompensim dhe kushte më të favorshme të punës, për të cilat unë personalisht dhe Lidhja e Prishtinës nuk do të ndalemi asnjëherë”, shkroi Kupina.