Dhjetëra qytetarë u mblodhën në qendër të Kryeqytetit për të marrë pjesë në një takim elektoral të organizuar nga Lidhja e Prishtinës, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Kuvend Komunal, Kreshnik Sopi, i shoqëruar nga Fehmi Kupina, bartës i listës së kësaj force politike.
Kupina theksoi rëndësinë e bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe vlerësoi mbështetjen e tyre si sinjal të qartë për rritjen e besimit ndaj Lidhjes së Prishtinës.
“Mbështetje, entuziazëm e motivim për rrugën drejt fitores së Lidhjes së Prishtinës, të ndershme dhe afër njerëzve”, u shpreh Kupina.