Fehmi Kupina bën thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë - Gazeta Express
string(109) "fehmi-kupina-ben-thirrje-per-ndergjegjesim-per-kancerin-e-gjirit-kontrolli-dhe-zbulimi-i-hershem-shpeton-jete"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:36

Fehmi Kupina bën thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:36

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga Lidhja për Prishtinën mori pjesë në disa aktivitete në fillimin e muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Ai bëri thirrje që kjo sëmundje të trajtohet me seriozitet dhe me shtim të kontrollove për parandalimin e tij.

“Sot shënuam fillimin e Muajit Rozë për sensibilizim të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo grua e prekur nga kanceri i gjirit rrezikon jetën. Çdo grua është nënë, bashkëshorte apo vajzë e dikujt prandaj kërkohet vetëdijësim i të gjithëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, në veçanti grave dhe vajzave, që të marrin me seriozitetin më të lartë parandalimin e kancerit të gjirit duke bërë kontrolla të rregullta për zbulim të hershëm. Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë”.