Fehmi Ferati i ashpër me diasporën: Pse kërkush nuk e pyeti Albin Kurtin për biletat më të shtrenjta që i paguajnë… - Gazeta Express
string(113) "fehmi-ferati-i-ashper-me-diasporen-pse-kerkush-nuk-e-pyeti-albin-kurtin-per-biletat-me-te-shtrenjta-qe-i-paguajne"

Fehmi Ferati i ashpër me diasporën: Pse kërkush nuk e pyeti Albin Kurtin për biletat më të shtrenjta që i paguajnë…

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 22:08

Moderatori Fehmi Ferati tha se diaspora duhet që t’ua bëjë tri pyetje kandidatëve të partive politike, duke filluar nga kryeministri Kurti.

Sipas tij, diaspora nuk bëri pyetje për mirëqenien e tyre në tubimet politike që u mbajtën në vende të ndryshme në Evropë.

Lexo Edhe:

“Unë nuk kam dëgju e parë që dalin gjithë ata përkrahës të partive, veç tri pyetje me i bo për githë ata kandidatë duke fillu nga kryeministri me pyet pse diaspora, mërgimtarët kosovarë i paguajnë biletat më të shtrenjta për me ardhë në Prishtinë”, pyeti Ferati në Pressing.

“Nuk pyeti askush kur rregullohet problemi i Kartonit të Gjelbër, diasporës atje në tubime. Gjithë ata kanë prona e nuk kanë pyet çka do të ndodhë me tatimin në pronë në Kosovë sepse mund të rëndohen si pronarë”, tha Ferati.