Federer kërkon që shtëpitë qeverisëse të tenisit të meshkujve dhe femrave të shkrihen në një - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

22/04/2020 16:56

Federer kërkon që shtëpitë qeverisëse të tenisit të meshkujve dhe femrave të shkrihen në një

Sporte tjera

Gazeta Express

22/04/2020 16:56

Roger Federer ka thënë se tani është koha e duhur që shtëpitë qeverisëse të tenisit të meshkujve dhe të femrave të shkrihen në një, ndërkohë që sporti ndodhet në një gjendje pasigurie shkaku koronavirusit.

Legjenda zvicerane, 20 herë kampion i grand slameve, e dha këtë ide në një varg shkrimesh në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se shkrirja e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP) dhe Shoqatës së Femrave të Tenisit (WTA) është dashur të ndodhte më herët.

“Ne mund të dalim nga kjo gjendje si dy shtëpi të dobësuara ose si një shtëpi e fuqishme”, tha Federer.

Presidentja e WTA-së, Micky Lawler, pati thënë vitin e kaluar se kjo duhet të bisedohet seriozisht.

Në një varg postimesh në rrjetin social të mërkurën, Federer shtoi: “Nuk po flas për shkrirjen e garave në fushë, por shkrirjen e shtëpive qeverisëse të cilat i mbikëqyrin turnet profesionalë të burrave dhe vashave”.

“Është shumë e koklavitur për tifozët kur kemi sisteme të ndryshme të renditjes, logo të ndryshme, uebsajte të ndryshme dhe kategori të ndryshme të turneve”, shtoi zvicerani.

Ideja e Federerit u mbështet nga shumë tenistë dhe teniste profesionistë. /Gazeta Express/