Trabzonspori do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje në shtëpi pa shikues, ndërsa dy lojtarë të Fenerbahçes u suspenduan me nga një ndeshje pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes mes këtyre dy ekipeve.
Këto vendime i mori sot Federata Turke e Futbollit, përcjell “Gazeta Express”.
Tifozët e Trabzonsporit përfunduan në fushën e blertë dhe u përleshën me forcat e sigurisë dhe me futbollistët e Fenerbahçes, të cilët po e festonin fitoren 3:2 në “Papara Park”.
Trabzonspori gjithashtu u gjobit me tre milionë lira turke, respektivisht me 87 mijë euro.
Edhe trajneri i Trabzonit, Egemen Korkmaz u suspendua me një ndeshje.
Dy lojtarët e Fenerbahçes, Irfan Can Egribayat dhe Jayden Quinn Oosterwolde u suspenduan me nga një ndeshje për shkak të sulmit ndaj një tifozi të vendësve.
Feneri kishte thënë se po e konsideronte tërheqjen nga Super Lig pas atij, por në mbledhjen e djeshme ky klub u tërhoq nga ky opsion. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...